Pas konfliktit verbal, burrat kaluan në dhunë fizike, plagoset me thikë 53-vjeçari në Vlorë

Pas konfliktit verbal, burrat kaluan në dhunë fizike, plagoset me thikë 53-vjeçari në Vlorë

Një mosmarrëveshje verbale ka kaluar në një konflikt fizik mes dy burrave në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orën 09:00. Nga konflikti, ka mbetur i plagosur me thikë 53-vjeçari, ndërsa autori, 36 vjeç është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. “Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna...