Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shaka apo tallje për jetën në familjen mbretërore? Princi Harry: Si “Downton Abbey” me intriga, por me më shumë dramë
Princi Harry, Duka i Sussex, ka bërë një koment për jetën në familjen mbretërore gjatë fjalimit në drekën e 65-të të Krishtlindjeve të Këshillit Britaniko-Amerikan të Biznesit, që u mbajt në Santa Monica, Kaliforni. Ai e krahasoi jetën mbretërore me serialin e njohur britanik Downton Abbey, duke shtuar se “njëra është e mbushur me drama, intriga, darka luksoze dhe martesa me amerikanë, ndërsa tjetra është thjesht një serial televiziv”. Gjatë fjalimit të tij, Princi Harry foli me humor për vështirësitë dhe përjetimet e jetës në familjen mbretërore. “Njerëzit ndonjëherë më pyesin nëse të rritesha me familjen mbretërore ishte si ‘Downton Abbey’. Po, por vetëm njëra nga ato botë është e mbushur me drama, intriga, darka luksoze dhe martesa me amerikanë, ndërsa tjetra është thjesht një...