Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00. Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare. Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë,...