Mbylli derën duke i dëmtuar këmbën të miturës, procedohet shoferi i urbanit në Tiranë

Mbylli derën duke i dëmtuar këmbën të miturës, procedohet shoferi i urbanit në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L. Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture. Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.