Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Korçë/ 70-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj
Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në pallat, ndërsa familjarët e saj lajmëruan policinë pasi disa ditë nuk kishin pasur kontakt me të. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.