Trump sulmon Zelenskyn: “Nuk ka lexuar propozimin e paqes”

Trump sulmon Zelenskyn: “Nuk ka lexuar propozimin e paqes”

Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 10:34 Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “pak i zhgënjyer” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ky i fundit ende nuk ka lexuar propozimin e ri për paqe që SHBA i ka paraqitur palëve në konflikt. “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin,” u shpreh Trump, teksa komentoi përpjekjet e fundit diplomatike. Ai shtoi se administrata amerikane është duke zhvilluar kontakte të vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, për të arritur një marrëveshje të mundshme. “Ne po flasim me Putinin dhe me drejtuesit ukrainas, përfshirë edhe Zelenskyn, për një paqe të mundshme,” tha presidenti amerikan. Sipas Trump, Moska ka shprehur një...