Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

5 gola në 3 ndeshjet e fundit, pa frikë Ernest Muçi mund të konsiderohet legjionari i momentit, me sulmuesin kuqezi që vijon të dhurojë spektakël në Turqi. 9 pikë të plota i ka dhuruar Muçi ekipit të tij Trabzonspor, duke mbajtur këta të fundit në garë për titullin në Turqi, fundja janë vetëm 2 pikë larg Galatasary kryesues. Muçi mori prej dore Trabzonspor në transfertën përballë Goztepe, me ish “bomberin” e Tiranës që realizoi një ‘dopietë” fantastike. Në minutën e 46-të, Muçi u shkëput shpejt, fillimisht provoi me një parabël, por nuk arriti të kaloi portierin, topi iu kthye sërish në këmbë, këtë herë nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Nëse ky ishte një gol normal, i dyti ishte spektakël. Gjatë zhvillimeve të një...