Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Marat Bashirov, politolog i njohur dhe besnik i Putinit, nuk lë vend për dyshime. Sipas tij, roli i Rusisë në skenën ndërkombëtare po forcohet ndërkohë që Europa duket e izoluar. Në një intervistë për Corriere della Sera, ish-kryeministri i asaj që quhej Republika separatiste e Luganskut dhe aktualisht drejtues i një kompanie që lidh bizneset e huaja me Kremlinin, diskuton për raportet mes Moskës dhe Washington-it, vizitën e Putinit në Indi, si dhe për planin e paqes për Ukrainën, duke theksuar se mbi tre çështje kyçe nuk do të ketë negociata. Intervista e Bashirov-it për Corriere della Sera “Europa donte të na izolonte, nuk ia doli, dhe tani zbulon se e vetmja e izoluar është ajo”. Asnjë shenjë kënaqësie në fytyrën e Marat Bashirov, politolog me...