Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Samiti BE – Ballkani Perëndimor 2025 më 17 dhjetor, diskutimet që priten të mbahen
Më 17 dhjetor, udhëheqësit e BE-së do të takohen me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor për takimin vjetor, i cili do të zhvillohet në Bruksel për të katërtin vit radhazi. I njëjti format u mbajt në Tiranë në muajin dhjetor të vitit 2022. Siç është bërë tashmë traditë, Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet në prag të mbledhjes së Këshillit të fundit Evropian për këtë vit. Mali i Zi dhe Shqipëria shkojnë në këtë samit me afate të përcaktuara për anëtarësimin në BE, përkatësisht vitin 2028 dhe atë 2029. Këto dy shtete janë në pararojë të procesit të zgjerimit ndër shtetet kandidate nga rajoni ynë. Po ashtu, kryeministri Rama dhe homologu malazez Spajiç kanë arritur që të përfshihen në integrimin gradual me përfitimin nga...