Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sherr mes dy grupeve në Fresk, në hetim 5 persona, dhunuan me grushte 4 të tjerë
Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë. Policia ka nisur hetimin për 5 persona, të cilët kanë dhunuar me grushte 4 të tjerë. Shkaqet e sherrit nuk dihen, por policia thotë se dhuna ka ndodhur për motive të dobëta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H, pasi në Fresk, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M”, informoi Policia e Tiranës.