Thellohet sherri brenda PD, Murrizi shpërthen ndaj Berishës dhe e akuzon se ka mbushur partinë me “mercenarë”,…

Thellohet sherri brenda PD, Murrizi shpërthen ndaj Berishës dhe e akuzon se ka mbushur partinë me “mercenarë”,…

Partia Demorkatike duket se nuk po gjen qetësi, teksa sherri mes demokratëve vijon të jetë aktiv dhe madje ka kaluar në akuza dhe sulme të forta. Kështu ditën e djeshme ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka sulmuar fort kreun e PD, Sali Berisha, duke i kujtuar premtimet e pambajtura. Sipas tij, ka kaluar mbi një vit që kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe jo vetëm që nuk e pastroi PD-në nga llumi, por e ka bërë akoma dhe më keq, ku sipas tij, tani era është aq e fortë sa nuk ikën më. “U mbushën një vit e dhjetë ditë nga data 27 nëntor i vitit 2024, kur z. Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe përpara PD deklaroi:...