Vuçiç shikonte Sheshelin si Zot, tani shikon Putinin në atë mënyrë, si Serbia tregoi sërish besnikërinë ndaj Rusisë

Vuçiç shikonte Sheshelin si Zot, tani shikon Putinin në atë mënyrë, si Serbia tregoi sërish besnikërinë ndaj Rusisë

Marsela SHYTIA Në një moment të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, Serbia ka shkaktuar shqetësime me vendimin e saj për të mos votuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua një rezolutë që dënonte deportimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi. Ky akt ka nxitur reagime të ashpra, duke përfshirë akuzat se Serbia është e shantazhuar nga Rusia dhe se politika e saj e jashtme po dështon të ruazjë parime njerëzore, duke prioritizuar interesat e ngushta të pushtetit mbi angazhimin për të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane. Ky vendim ka bërë që shumë analistë dhe politikanë të shprehin shqetësimin se Serbia ka devijuar nga rruga evropiane që pretendon të ndjekë, duke lënë pas parimet bazë të moralit dhe qytetërimit. Shantazhi...