Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë në Vlorë, plagoset me thikë në kokë 26-vjeçari nga Tirana (Emri)
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. Sipas burimeve nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi Klevis Alilaj nga Tirana. Aliaj është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia. 26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe për identifikimin e autorit/autorëve të plagosjes.