Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B
Në ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, një pamje me dy fytyra për ekipet e Superligës shqiptare. Në Grupin A, skuadrat e Tiranës dhe Pogradecit janë të pamposhtura deri më tani. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Fushë Kosovës (25-16, 26-24, 25-23), ndërsa pogradecaret mundën 3-2 Dritën (25-15, 22-25, 23-25, 25-11, 15-8). Në Grupin B humbje për Skënderbeun dhe Dinamon. Korcaret u mundën 3-2 nga Ferizaj (19-25, 13-25, 25-20, 25-18, 15-13), ndërsa Dinamo ndodhet e fundit pa asnjë pikë pas humbjes 3-0 ndaj Fer Volej (25-11, 25-21, 25-19). Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 2) Fushë Kosova – Tirana, 0-3 Pogradeci – Drita, 3-2 Renditja: Tirana 6 pikë, Pogradeci 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë. Liga “Gjergj...