“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

Ngjarja e rëndë në Zakynthos, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një qen pitbull, vijon të tronditë opinionin publik në Greqi dhe në Shqipëri. Gazetarja e A2 CNN, Adelina Onuzi, solli sot në “Dita jonë” detaje të reja rreth tragjedisë që ka tronditur komunitetin lokal. Nga kontakti me dy banore të zonës ku ndodhi ngjarja, u hodh më shumë dritë mbi mënyrën e jetesës së familjes dhe marrëdhënien e tyre me kafshët. Ato treguan se familja shqiptaro-britanike ishte e njohur për kujdesin ndaj qenve endacakë. Madje, sipas tyre, gjyshja e fëmijës kishte strehuar ndër vite rreth 80 deri në 84 qen të rrugës, duke i mbajtur përkohësisht dhe duke u ofruar ndihmë. Kjo lidhje e ngushtë e...