Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës
Pas përplasjeve të reja në kufi, ku Tajlanda ka nisur sulme ajrore ndaj Kamboxhias, vëmendja është përqendruar tek balanca ushtarake mes dy vendeve. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Tensionet janë rritur që nga muaji i kaluar, kur Tajlanda pezulloi masat e de-përshkallëzimit pasi një ushtar tajlandez u gjymtua nga një tjetër incident me mina tokësore, të cilat Bangkoku thotë se janë vendosur rishtazi nga Kamboxhia. Por Kamboxhia i mohon akuzat. BUXHETET DHE PERSONELI TOKËSOR Në një shkrim të publikuar sot nga Reuters, thuhet se Kamboxhia kishte një buxhet mbrojtjeje prej 1.3 miliardë dollarësh në vitin 2024 dhe 124 mijë e 300 trupa aktive ushtarake. Forcat e armatosura u krijuan në vitin 1993 nga bashkimi i ushtrisë...