Tragjedi në Indonezi/ 950 të vdekur dhe 270 të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese

Tragjedi në Indonezi/ 950 të vdekur dhe 270 të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën ishullin kryesor të Indonezisë, Sumatrën, u rrit në 950 të premten, me më shumë se 5,000 të plagosur, tha agjencia e vendit për menaxhimin e fatkeqësive (BNPB). Fatkeqësia natyrore goditi tre provinca në Sumatra, duke shkatërroi shtëpi, rrugë, rrjete komunikimi dhe infrastrukturë publike. 274 persona janë ende të zhdukur, theksoi gjithashtu BNPB. Në total, më shumë se 1,800 njerëz kanë vdekur në Indonezi, Sri Lanka, Malajzi, Tajlandë dhe Vietnam për shkak të një serie stuhish tropikale dhe shirave musonike, të cilat shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje të menjëhershme. Kostoja e rindërtimit në tre provincat e Sumatrës mund të arrijë në 51.82 trilionë rupia (3.1 miliardë dollarë), vlerësoi mbrëmë Suharyanto, kreu i BNPB, i...