Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk ka lexuar ende propozimin e paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme. “Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e pëlqen atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë. Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes. Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e...