Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gjenden dy trupa të pajetë në det, presidenti kolumbian: U vranë nga sulmet e SHBA-së
Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka bërë thirrje që të nisë një hetim të dielën pasi dy trupa të pajetë u gjetën në det pranë një fshati në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën. Petro ka ngritur dyshime se dy trupat mund të kenë qenë viktima të një sulmi ajror amerikan në Karaibe. “Këta trupa u gjetën në det në La Guajira,” tha Petro nëpërmjet X. Ai u bëri thirrje autoriteteve kolumbiane të mjekësisë ligjore të verifikojnë identitetin e tyre dhe të koordinojnë veprimet e tyre me zyrën e prokurorit të Venezuelës. “Ndoshta ata u vranë për shkak të një bombardimi në det”, shtoi presidenti socialdemokrat. Një zëdhënës i policisë venezueliane konfirmoi se dy trupa ishin gjetur të enjten, por shtoi se shkaqet e vdekjes nuk ishin përcaktuar ende. Ushtria amerikane...