“Kjo lojë e vogël shfaqet si një turp publik”, nuk u ftua në mbledhje, reagon anëtarja e KK të PD…

“Kjo lojë e vogël shfaqet si një turp publik”, nuk u ftua në mbledhje, reagon anëtarja e KK të PD…

Haberret e vona të akshamit në Malësin e Madhe po na tregojnë se kryesia e PD-së ka mbajtur një mbledhje të radhës. Ajo që bie në sy është mosnjohja e statutit dhe e hierarkisë politike nga dega e Malësisë së Madhe. Anëtarja e Këshillit Kombëtar quhet Mimoza Rexhvelaj deri në këtë moment. Askush nga ju që është i ulur në atë tryezë, me merita të dyshimta e pozita të dala nga pazaret, nuk ka fuqinë të më anashkalojë e aq më pak të na fshijë emrin, as kontributin. Kjo lojë e vogël shfaqet si një turp publik. Ndodh pikërisht kur PD ka mungesë njerëzish, fryme dhe shprese dhe në vend të seriozitetit, prodhoni gjeste që të kujtojnë kapriçot e një grupi që nuk e kupton...