Panik në aeroportin e Stambollit, avioni që ishte nisur nga Prishtina del nga pista

Panik në aeroportin e Stambollit, avioni që ishte nisur nga Prishtina del nga pista

avioni del nga pista TURQI- Pasagjerët e fluturimit Prishtinë-Stamboll kanë përjetuar momente paniku mbrëmjen e së dielës, pasi avioni me të cilin do të udhëtonin doli nga pista. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stambolli ndërsa lajmin e ka konfirmuar ambasada e Kosovës në Turqi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Ambasada theksoi se pas incidentit pasagjerët kanë udhëtuar drejt destinacioneve të tyre. Më tej bëhet me dije se dalja nga pista e avionit ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut “Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë-Stamboll...