Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista, Ambasada e Kosovës bën njoftimin e rëndësishëm
Një incident ajror ka ndodhur të dielën në Aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit, ku një aeroplan Boeing 737-800 i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll doli nga pista. Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Turqi, të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas drejt destinacioneve të tyre. Njoftimi i ambasadës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të...