SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka, akuza për…

SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka, akuza për…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbuloi kë të fundjavë (ditën e shtunë) se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të 7 grupeve të strukturuara kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, tentativë vrasje, trafik droge etj, mes të cilëve personazhe të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”. Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis...