Takimet e Salianjit, Baçi: Janë jashtë strukturave të Partisë Demokratike!

Takimet e Salianjit, Baçi: Janë jashtë strukturave të Partisë Demokratike!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi  komentoi takimet e ish deputetit Ervin Salianjit, të cilat i cilësoi si “jashtë strukturave të partisë”. “A e përkrahin shumë (Ervin Salianjin), apo pak apo s'e përkrahin fare, kjo ha diskutim. Është çështje këndvështrimi. Përkrahja e demokratëve është për të gjithë eksponentët të Partisë Demokratike. Kushdo të zbresë nga ne eksponentët e Partisë Demokratike, deputetë të Partisë Demokratike, më tepër akoma anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, të rinj të Partisë Demokratike, të garantoj që do të kenë mbështetje, do të kenë popullaritet, do të kenë masivitet, do të kenë takime me shumë qytetarë dhe demokratë”, tha Baçi në A2CNN. “Demokratët janë të etur dhe duan që ne të zbresim në bazë, të fillojmë me takime. Takimet janë dashur gjithmonë...