Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“I teket atij”, Baçi ‘godet’ Salianjin: Takimet jashtë strukturave nuk mund të quhen aktivitet i PD-së
Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në një studio televizive, komentoi takimet e Ervin Salianjit, të cilat i cilësoi si “jashtë strukturave të partisë”. “A e përkrahin shumë (Ervin Salianjin), apo pak apo s’e përkrahin fare, kjo ha diskutim. Është çështje këndvështrimi. Përkrahja e demokratëve është për të gjithë eksponentët të Partisë Demokratike. Kushdo të zbresë nga ne eksponentët e Partisë Demokratike, deputetë të Partisë Demokratike, më tepër akoma anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, të rinj të Partisë Demokratike, të garantoj që do të kenë mbështetje, do të kenë popullaritet, do të kenë masivitet, do të kenë takime me shumë qytetarë dhe demokratë”, tha Baçi. “Demokratët janë të etur dhe duan që ne të zbresim në bazë, të fillojmë me takime. Takimet...