Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Salianji kërkon karrigen e Berishës? Hasimja bën parashikimin: Takimet vunë në lëvizje PD-në, ja çfarë mund të sjellin
Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se Ervin Salianji e ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike me takimet e tij. Po ashtu Hasimja por nuk përjashtoi mundësinë që ambiciet e ish-deputetit demokrat të jenë edhe më të mëdha. “Ka pasur pak kënaqësi në raport me aksionin e opozitës, që ndoshta disa mendojnë që duhet të ishte shumë më i zëshëm, më energjik dhe mendoj që në këtë aspekt, po të shikosh çfarë ka ndodhur në këto 2-3 ditët e shkuara, tregon që efekti është pozitiv. E para, Partia Demokratike menjëherë u vu në lëvizje ndoshta për të parandaluar çfarëdolloj interpretimi ose keqinterpretimi të kësaj që po ndodh, duke u angazhuar në një proces analize dhe kjo ndodhi menjëherë pas këtij takimi të Salianjit, ndërkohë që mund të...