Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tension te Prokuroria e Dibrës: Konflikt mes drejtuesit dhe prokurorit për makinën e sekuestruar një personi me rekorde kriminale
Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz Muça dhe një prej prokurorëve. Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve. Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë. Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e...