Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!
Një fushatë e re në rrjetin social X po përhapet me shpejtësi në mbrojtje të Bashkimit Europian, pas thirrjes së Elon Musk për “të shfuqizuar BE-në” dhe strategjisë së re të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, e cila ka tronditur marrëdhëniet transatlantike. Mijëra përdorues nga i gjithë kontinenti po postojnë flamurin blu me yjet e verdhë të BE-së, të shoqëruar me moton “This is my flag”, “Ky është flamuri im”. Ata theksojnë se flamuri simbolizon unitetin, lirinë, paqen, demokracinë, barazinë, diversitetin, shtetin e së drejtës, shkencën dhe forcën, duke e cilësuar si vlerat më të rëndësishme për të cilat ia vlen të luftosh. Kujtojmë se Komisioni Europian e gjobiti Musk–un me 120 milionë euro për mungesë transparence, ndërsa ai reagoi duke kërkuar hapur “të fshihet...