Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hill, misionari i tranzicionit shqiptar/ Në “Exclusive”, rrëfehet diplomati amerikan që ishte dëshmitar i rënies së “murit shqiptar”
Muaji dhjetor nuk ka vetëm gëzimin e festave të ndërrimit të viteve, por shumë më tepër, gëzimin e ndryshimit të sistemeve, kthesën historike të nisjes të rrëzimit të komunizmit me lëvizjen studentore. Hapja e Shqipërisë me botën demokratike lidhet padiskutim me Christopher Hill, diplomatin amerikan që u ngarkua me misionin si ambasadori i parë amerikan pas vdekjes së diktaturës në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të kuqezinjve, nisur nga pika zero e demokracisë dhe sot 35 vite më vonë përballur në një realitet tjetër. Ndonëse ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë. Ishte një mundësi e veçantë për të bërë diçka nga asgjëja. Hill e takuam gjatë promovimit...