Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Niveli më i ulët historik i euros,këmbehet për 96.57 lekë, por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej monedhën e BE-së
Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri, euro preku nivelin më të ulët historik ndonjëherë. Për 96.57 lekë po këmbehet monedha europiane, ndërsa 1 vit më parë kjo shifër arrinte në 98.32 lekë. Për analistët, kjo ecuri e euros me minimume të reja pritet të vazhdojë ndërsa i afrohemi edhe fundvitit. “Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat që mund të jenë faktor ndikues në kursin e këmbimit, por trendi i tyre nuk shkon konform trendit të zhvlerësimit të monedhave në raport me lekun. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por është një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli...