Kursi i këmbimit: Euro bie për 96.57 lekë, pritshmëri për rënie të mëtejshme

Kursi i këmbimit: Euro bie për 96.57 lekë, pritshmëri për rënie të mëtejshme

Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit dhe dërgimin e më shumë remitancave nga emigrantët për familjet në Shqipëri, euro ka arritur nivelin më të ulët historik ndaj lekut. Sipas tregut, 1 euro këmbehet për 96.57 lekë, ndërsa një vit më parë kjo shifër arrinte 98.32 lekë. Analistët parashikojnë që kjo tendencë do të vazhdojë edhe ndërsa afrohet fundviti. “Kemi vlera pozitive për investimet e huaja direkte dhe remitancat, që mund të ndikojnë në kursin e këmbimit, por trendi i zhvlerësimit të euros kundrejt lekut nuk ndjek këto lëvizje. Ky nuk është fenomen sezonal apo i përkohshëm, por një kurs stabil i stacionuar”, thotë eksperti i ekonomisë, Igli Tola. Për të frenuar rënien e mëtejshme të euros dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë,...