Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

Një konflikt që dyshohet se nisi për një parakalim me makinë përfundoi me plagosjen me armë të një 37-vjeçari në Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në hyrje të qytetit të Beratit, ku 37-vjeçari Fabjel Toska i njohur edhe si Fabjel Xhindi ishte duke lëvizur me makinë në shoqërinë e një të njohuri. Mësohet se një automjet tjetër i ka parakaluar, ndërsa 37-vjeçari e ka sinjalizuar të ndalonte. Shoferi tjetër nuk ka ndaluar, ndërsa Fabjel Toska e ndjekur pas, ku dyshohet se është afruar te xhami i shoferit dhe i ka kërkuar shpjegim se përse parakaloi. Gjatë një debati me tonë të ashpra, shoferi tjetër ende i paidentifikuar e plagosi me armë zjarri 37-vjeçarin Fabjel Toska, i cili mësohet se ka marrë një plumb në...