Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video)

Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video)

7 Dhjetor 2025 19:25 Telesport Ernest Muçi po përjeton momentin më të mirë që pas transferimit në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish golin për Trabzonspor, në transfertën që po luan aktualisht në fushën e Goztepe. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta. SHIKOGOLIN Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist. Muçi është i huazuar deri në fund të sezonit te Trabzonspor, që ka të drejtën e blerjes për...