Mburoja hungareze e amerikanëve për të mënjanuar sanksionet e BE

Mburoja hungareze e amerikanëve për të mënjanuar sanksionet e BE

Nga Eljanos Kasaj* Budapest, Hungari-Pas takimit të zhvilluar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë me 28 Nëntor, Kryeministri bismarkian hungarez Orbán Viktor deklaroi se bisedimet e tij me Kremlinin “hapën derën për dy ose tre marrëveshje të mëdha” mes të cilave edhe mundësia e shitjes së aseteve ruse jashtë vendit në Hungari, për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër gjigandëve rus të energjisë Lukoil dhe Rosneft. Vlen të theksohet se Gulyás Gergely, Shefi i Shtabit të Kryeministrit hungarez, kishte deklaruar pak më herët se kompania hungareze e naftës dhe gazit MOL(Magyar OLaj- és) është në bisedime për të rritur pjesëmarrjen e saj në Industrinë e Naftës së Serbisë (Нафтна Индустрија Србије), duke mos-përjashtuar mundësinë e blerjes së aksioneve ruse në NIS( 42.73% e të cilave i...