Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Partizani fiton derbin dhe i afrohet “Final Four”, Tirana në rënie të lirë (video)
Derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon i takon Partizanit. Të kqutë kanë fituar 0-2 ndaj Tiranës, në derbin e luajtur në “Air Albania”. Supersfida është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës. Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin. Pjesa e dytë nis më mirë...