“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

Një fëmijë i cili gjendet përkohësisht pa kujdes prindëror, i braktisur, viktimë e dhunës, abuzimit apo trafikimit, i huaj i pashoqëruar apo pa shtetësi, një fëmijë me prindër të dënuar apo me aftësi të kufizuara për të cilin prindërit nuk mund të ofrojnë kujdesin e duhur, shteti do të mendojë akomodimin e duhur në një familje dhe jo direkt në institucione rezidenciale. Për të rregulluar të gjithë procesin apo përcaktuar standardet dhe mbrojtjen e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hodhi për konsultim publik një projektligji të ri. Drafti ligjor “Për kujdesin alternvativ në familje”, parashikon dy mënyra se si do t’u vihet në ndihmë të vegjëlve të vetëm: Profesional, që do të bëhet nga familje të trajnuara e të licencuara dhe te familjet...