Tre prioritet e Shqipërisë në transformimin e shëndetësisë, çfarë u fol në takimin e ministres Sala me homologun në Katar

Tre prioritet e Shqipërisë në transformimin e shëndetësisë, çfarë u fol në takimin e ministres Sala me homologun në Katar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij, Mansoor bin Ebrahim bin Saad Al Mahmoud, në kuadër të Forumit të Dohas. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e fushave me potencial për projekte të përbashkëta. Gjatë diskutimeve, ministrja Sala theksoi se transformimi i shëndetësisë është sfida kryesore për Shqipërinë, duke identifikuar tre prioritete strategjike: • Përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e cilësisë dhe aksesit për pacientët. • Integrimi i shërbimeve të mirëqenies sociale dhe shëndetësore, për të ndërtuar një model të unifikuar dhe efektiv të kujdesit ndaj qytetarëve. •...