Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PD tradhton Kalanë dhe Ndregjonin. Hysaj, kandidate për AP, por as firmat s’ia kanë mbledhur dot
Pas një faze qesharake, në kufijtë e farsës politike, Partia Demokratike duket se ka arritur më në fund të dalë me një emër të vetëm për Avokatin e Popullit. Pas javësh ku njëherë firmoste mbështetjen për disa kandidatë e më pas kërkonte tërheqjen e firmave, sot PD duket se është “unifikuar”. Burime nga selia blu konfirmojnë se emri i propozuar për Avokat të Popullit do të jetë Jola Hysaj. Por pas kësaj lëvizjeje, fshihet një panoramë e zymtë tradhtish, paaftësish dhe manipulimesh të brendshme. Së pari, Sali Berisha po tradhton Adriana Kalanën, njeriun që PD e ka shitur prej kohësh si zërin e kauzave, si fytyrën e denoncimeve në SPAK, një prej figurave që, sipas vetë opozitës, mishëronte luftën kundër korrupsionit. Sot, pasi e përdori...