Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve
Tirana dhe Partizani luajnë derbin e kryeqytetit në “Arenën Kombëtare”, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë të keqe këtë sezon, teksa fitorja shihet si i vetmi shpëtim për vazhdimësinë. Tirana ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku fitorja e vetme është ajo në derbin e parë, ku mundën Partizanin 0-3. “Demat” nga ana tjetër duket se kanë dalë disi nga kriza dhe kërkojnë tre pikët jo vetëm për hakmarrje, por për t’u afruar më shumë me zonën e “Final 4”. Rezultati Live: Tirana 0-2 Partizani Human 7′, Skuka 66′