Aksident tragjik në anijen panameze që ndodhej në Durrës, 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën

Aksident tragjik në anijen panameze që ndodhej në Durrës, 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri. Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës. Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Në njoftimin e policisë thuhet: Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë. 24-vjeçari,...