Gjyqtari u vra në mes të sallës, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë. Vuan nga…

Gjyqtari u vra në mes të sallës, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë. Vuan nga…

Nga Elton Qyno Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit. Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur...