U godit nga rryma elektrike në bordin e anijes, humb jetën 24-vjeçari në Durrës

U godit nga rryma elektrike në bordin e anijes, humb jetën 24-vjeçari në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri. Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës. Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.