Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
A do të largohet Netanyahu? Kryeministri jep përgjigjen e prerë
Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 19:16 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se nuk do të tërhiqej nga politika në rast se do të falej nga presidenti i vendit për akuzat e korrupsionit me të cilat përballet prej vitesh. I pyetur nga një gazetar nëse planifikonte të tërhiqej nga jeta politike nëse do t’i jepej një falje presidenciale, Netanyahu iu përgjigj shkurt: “Jo”. “Ata janë shumë të shqetësuar për të ardhmen time. Ata duan të sigurohen që… janë të shqetësuar për të ardhmen time”, shtoi Netanyahu me një ton paksa humoristik gjatë një interviste të përbashkët me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. “Epo, edhe votuesit janë të tillë dhe ata do të vendosin, natyrisht, por ne kemi detyra të mëdha për të përmbushur”, theksoi kryeministri...