Tragjedi: Gjendet e pajetë një grua në lumin Lumbardh

Tragjedi: Gjendet e pajetë një grua në lumin Lumbardh

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku një grua është gjetur e mbytur në lumin Lumbardh. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje menjëherë strukturat policore dhe mjekësore. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës. Sipas zëdhënësit të policisë, trupi i pajetë është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë. Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit, ndërsa ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Po ashtu, policia ka bërë të ditur se familjarët e gruas e kishin raportuar zhdukjen mbrëmjen e së shtunës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës dhe ditës së diel, derisa trupi është gjetur...