Rama: Më mirë Saliu se Salianji dhe dy Doktorët, i ashpëri dhe delikati

Rama: Më mirë Saliu se Salianji dhe dy Doktorët, i ashpëri dhe delikati

Nga Lorenc Vangjeli Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqerisht: “Më mirë Saliu se Salianji!”. Në prag të zgjedhjeve të 2021-shit, kur po bëhej gati të zëvendësonte në PS pothuaj të gjithë brezin e njerëzve të trashëguar nga Fatos Nano, për t’i zëvendësuar me fytyra të reja që të përbashkët kishin vetëm idhujtarizimin e atij vetë, më shumë se tek ngastra e tij, kryeministri i kishte sytë tek PD-ja. Aty ku me një simetri ngjethëse, Lulzim Basha po përshtaste partinë e dhuruar me portretin e tij OMGJ. Basha po përgatitej të çlirohej përfundimisht nga trashëgimia njerëzore që i kishte lënë Sali Berisha, e madje edhe për të prerë zgjatimin e hijes së tij të rëndë morale në opozitë. Vetë Berisha, kur...