Strategjia e re e Sigurisë së SHBA-së përputhet me vizionin e Rusisë, thotë Moska

Strategjia e re e Sigurisë së SHBA-së përputhet me vizionin e Rusisë, thotë Moska

Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 16:51 Rusia ka mirëpritur Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prezantuar nga administrata e Donald Trump, duke e cilësuar atë “kryesisht në përputhje” me vizionin e Moskës. Dokumenti prej 33 faqesh, i zbuluar javën e kaluar, sugjeron se Evropa po përballet me një “fshirje civilizuese” dhe nuk e paraqet Rusinë si një kërcënim për SHBA-në. Lufta kundër ndikimit të huaj, dhënia fund migracionit masiv dhe refuzimi i praktikës së perceptuar të “censurës” nga BE-ja, përmenden si prioritete të tjera. Disa zyrtarë dhe analistë të Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar këtë strategji, duke vënë në pikëpyetje fokusin e saj te liria e shprehjes dhe duke e krahasuar atë me gjuhën e përdorur nga...