Erdogan i kërkon Maduros të vazhdojë dialogun me SHBA-në mes tensioneve rajonale

Erdogan i kërkon Maduros të vazhdojë dialogun me SHBA-në mes tensioneve rajonale

Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 16:54 Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, duke e nxitur atë të vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo thirrje vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Karakasit. Sipas Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e mbajtjes së hapur të kanaleve të komunikimit mes SHBA-së dhe Venezuelës, duke shprehur shpresën për uljen e shpejtë të tensioneve. Ai shtoi se Ankaraja po monitoron zhvillimet rajonale dhe beson se problemet mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Autoritetet venezueliane raportuan se Erdogan shprehu shqetësim të thellë për kërcënimet ndaj Venezuelës, veçanërisht për dislokimin e forcave ushtarake dhe veprimet që synojnë prishjen e paqes dhe sigurisë në Karaibe....