Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U sulmua nga qeni, ky është 2-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi. Lirohen prindërit e tij
2-vjecari qe u sulmua nga qeni GREQI- Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Greqi, ku një 2-vjeçar me prindër shqiptar (babai) dhe britanike (mamaja), humbi jetën pasi u sulmua nga një qen pitbull për të cilin kujdesej familja e tij. Fëmija ndodhej për pak kohë i vetëm me qenin, pa kujdesin e prindërve, dhe menjëherë u gjend nën sulmin e qenit. Plagët në trupin e të miturit rezultuan fatale, pavarësisht përpjekjeve të prindërve të tij. Duke dëgjuar britmat, babai vrapoi menjëherë për të shpëtuar djalin e tij, por pa sukses. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por fëmija u dërgua në spital në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve jashtëzakonisht të mëdha të mjekëve për ta shpëtuar, Leo nuk mundi të mbijetonte. Mediat greke shkruajnë se në faqen...