Shqipëria mes vendeve më të zhvilluara me nismën “Cashless Albania 2030”

Shqipëria mes vendeve më të zhvilluara me nismën “Cashless Albania 2030”

Ekonomi E Diel, 7 Dhjetor 2025 15:23 Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike (cash), me nisjen e nismës “Cashless Albania 2030”. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se transformimi ekonomik dhe digjital i vendit, që pritet të nisë në fillim të vitit 2026, mbështetet në tri shtylla kryesore: rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, uljen graduale të transaksioneve me para në dorë dhe modernizimin e infrastrukturës financiare për të nxitur një ekonomi më formale, transparente dhe konkurruese. Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat e vendeve më të përparuara në botë në këtë fushë. Suedia konsiderohet shembulli më i avancuar i ekonomisë “cashless”, me...