Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
120 familje të izoluara në Delvinë/ Rrëshqitje dherash në Vllahat, banorët detyrohen të mbajnë prodhimet në krah
Rruga kryesore e fshatit Vllahat vijon të jetë e dëmtuar rëndë prej 20 ditësh, pas një rrëshqitjeje dherash që ka shembur të gjithë anësinë e aksit. Si pasojë, rreth 120 familje nga Vllahati, Kostari dhe Bralati janë të izoluara dhe përballen çdo ditë me vështirësi ekstreme. Banorët tregojnë se për shkak të gjendjes së rrugës, janë detyruar të marrin prodhimet bujqësore në krah, pasi automjetet nuk mund të kalojnë. Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet që në banesat e tyre kanë të moshuar dhe persona që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, duke i bërë emergjencat thuajse të pamundura. Pavarësisht se dëmtimi ka ndodhur tre javë më parë, banorët thonë se asnjë ndërhyrje emergjente nuk është bërë deri tani nga autoritetet vendore....